Një shqiptar dhe 5 spanjollë po akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës.
Marketing
Sipas mediave spanjolle këta 6 persona janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash, duke importuar drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire, transmeton albora.ch.
Rrjeti i goditur i drogës thuhet se drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante të cilët kanë pasur bashkëpunimin e dy trafikantëve me përvojë të drogës, derisa drogën thuhet se e kishin fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar.
Dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Europës./albora.ch/
Marketing