Sipas shërbimit ligjor të fondacionit zviceran për shurdhët, 114 raste janë trajtuar për shkak se kanë vuajtur diskriminim në jetën e përditshme.
Njerëzit e shurdhër diskriminohen ende në jetën e përditshme, si në punë, në arsim ose në spital raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.
Shpesh problemi qëndron në faktin se të shurdhërit nuk pajisen me një përkthyes të gjuhës së shenjave.
Për shembull, një baba i shurdhër që e çoi vajzën e tij në spital për një urgjencë nuk pati mundësinë të kishte një përkthyes sepse ky shërbim ofrohet vetëm për pacientët që nuk dëgjojnë dhe jo për të afërmit e tyre.
Pra financimi i instrumenteve ndihmëse, të tilla si aparate dëgjimi ose përkthyes, është ende i refuzuar ose i bllokuar nga sigurimi i paaftësisë.
Në Zvicër njerëzit me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj diskriminimit.
Për ta është e qartë se legjislacioni aktual nuk është i mjaftueshëm për të integruar njerëzit e shurdhër në shoqëri.
Prandaj do të vazhdohet të punohet drejt njohjes ligjore të gjuhës së shenjave./albora.ch/