Karim Benzema e gjeti shtëpinë e plaçkitur kur u kthye nga ndeshja e Real Madridit me Elchen, të dielën pasdite.

Marketing

Gjatë ndeshjes kundër Elches, sulmuesi francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 58-të pasi u lëndua. Paraprakisht ai e kishte humbur penalltinë duke dështuar ta kalojë Realin në epërsi në barazimin 2:2 me Elchen.

Me të përfunduar ndeshja, Benzema u njoftua se hajnat e kishin plaçkitur shtëpinë e tij gjatë kohës së ndeshjes, raportojnë mediat spanjolle. Thuhet se hajnat e thyen shtëpinë e tij përmes kopshtit. Shtëpia luksoze e 33-vjeçarit gjendet në San Sebastian de los Reyes. /albora.ch/

Marketing