Mesfushori holandez përkujdeset të bëjë paraqitjet më të mira të mundshme kurdo që ka minutat në dispozicion, por diçka nuk shkon për të në ‘Old Trafford’. Donny van de Beek vazhdon të mos ketë besimin e duhur nga Manchester United.

Marketing

Van de Beek vazhdon të jetë i lënë anash nga trajnerët e United. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, lojtari pritet të largohet në huazim.  “Nuk ka akoma ndonjë vendim nga Manchester United, sa i përket huazimit të mundshëm të tij. Asgjë nuk i është komunikuar lojtarit apo agjentit”, shkruan Romano.

“Ralf Rangnick akoma e do Van de Beek në ‘Old Trafford’, së paku deri në fund të sezonit. Nuk ka kontakte me Borussia Dortmund, së paku deri tani”, shton italiani.

Van de Beek kishte mungesë të minutave edhe sa ishte Solskjaer. /albora.ch/

Marketing