Pandemia e koronës po e shoqëron popullsinë edhe në fillim të vitit 2022, ku varianti omicron aktualisht po dominon me infeksione të reja.

Ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset  komentoi situatën aktuale në forumin e RTS, ku tha se edhe pse numri i infeksioneve është shumë i lartë, shtrimet në spital janë “plotësisht nën kontroll”, shkruan 20min.ch, transmeton albora.ch.

“Varianti omicron qarkullon shumë, por vaksinimi e bën sëmundjen “diçka të kapërcyeshme” ose si një grip”, tha Berset.

Megjithatë, njeriu duhet të mbetet modest, tha Alain Berset, pasi sipas tij javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, ndoshta kjo do të jetë vala që do të na lejojë të largohemi nga pandemia, përcjellë tutje albora.ch.

Kujtojmë se në një konferencë për media të mërkurën, Këshilli Federal njoftoi se masat aktualisht në fuqi duhet të zgjaten, ku tashmë po reduktohet edhe periudha e karantinës.

Nga e enjtja, karantina dhe izolimi në Zvicër do të zgjasin vetëm pesë ditë në vend të dhjetë. Nëse ndryshe nga sa pritej, situata përkeqësohet, Këshilli Federal ka përgatitur masa të mëtejshme./albora.ch/

Marketing
Marketing