Një 25 vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Greqi, pasi akuzohet se ka kërcënuar ish- të dashurën e tij pas ndarjes se do t’i publikojë video intime. Vajza greke pas kërcënimeve të vazhdueshme ka kallëzuar në polici ish të dashurin e saj, i cili më pas është arrestuar, shkruan albaniandailynews, transmeton albora.ch.

Marketing

Historia nisi kur çifti regjistroi takimet e tyre seksuale, me miratimin e vajzës, megjithatë pa u shfaqur asnjë tipar. Më pas gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Kur 22-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes me 25-vjeçarin shqiptar, ky i fundit në shenjë hakmarrje videot ia dërgojë ish-të dashurës dhe nënës së saj.

Autori nuk u ndal me kaq . Shantazhi vazhdoi derisa ai kërcënoi se do ta ekspozonte të atë në punën e saj duke i dërguar video pornografike nëse ajo nuk jepte dorëheqjen.

Për fatin e saj, 22-vjeçarja vendosi të marrë masa, kontaktoi Prokurorinë e Krimeve Kibernetike, ku përfundimisht autori u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burg./albora.ch/

Marketing