Si rrejdhojë e pandemisë dhe motit të ftohtë, ceremonia, e cila mblodhi së bashku 3.000 aktorë, ishte më e vogël se hapja spektakolare e Lojërave Verore 2008 në kryeqytetin kinez, e cila mblodhi 15.000 pjesëmarrës. Skuadra gjermane drejtohej nga patinatorja e shpejtësisë Claudia Pechstein dhe atleti Francesco Friedrich. Ata e mbajtën flamurin gjerman, raporton DW.

Marketing

Gjermania nuk bojkoton

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia i bojkotojnë festimet duke mos dërguar zyrtarë të lartë. Gjermania gjithashtu nuk është e përfaqësuar, por nuk flet zyrtarisht për bojkot politik.

Kancelari Olaf Scholz e bëri të qartë se nuk ka “nuk ka plane udhëtimi” për në Pekin. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, përgjegjëse për sportin, gjithashtu e anuluan pjesëmarrjen e tyre. Të dyja kishin deklaruar që disa javë më parë se nuk dëshironin të shkonin në Pekin për “arsye personale”. Në hapje nuk janë të pranishëm as përfaqësues të tjerë të ministrive të tyre dhe as ambasadori gjerman në Kinë.

Kiesewetter: Në Kinë nuk duhet të ketë Lojëra Olimpike

Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Roderich Kiesewetter e përshëndeti vendimin e shumë vendeve perëndimore. Kiesewetter tha në Deutschlandfunk se qeveria federale duhet të qe pozicionuar edhe më qartë këtu. Ai tha se Lojërat Olimpike nuk duhet të mbahen në vende si Kina, sepse ato nuk çojnë në transformim dhe më shumë hapje, por shërbejnë si një mënyrë për sistemet autoritare për të paraqitur veten.

Kritikë e ashpër ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut

Si organizatore e lojërave, Kina është kritikuar për mungesën e lirisë së shtypit dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut kundër grupit etnik mysliman ujgur në provincën Xinjiang dhe për marrëdhëniet e saj me Tibetin dhe Hong Kongun.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është kritikuar gjithashtu për dhënien e Lojërave Kinës. Në prag të lojërave, organizatat e të drejtave të njeriut si Human Rights Watch i patën paralajmëruar atletët që të mos shprehnin hapur opinionet e tyre për shkeljet, shkruan DW.

Më shumë se 300 raste me koronavirus

Si pasojë e koronavirusit në garat në stadiume lejohet të marrin pjesë vetëm vizitorë të zgjedhur. Asnjë spektator nuk lejohet të vijë nga bota e jashtme. Pavarësisht kufizimeve të vendosura nga pandemia, po marrin pjesë rreth 2900 atletë nga 91 kombe. Deri më 20 shkurt do të jepen medalje për 109 aktivitete.

Disa anëtarë të ekipit gjerman rezultuan pozitivë me virusin korona. Në tërësi, sipas organizatorëve, që nga 23 janari ka pasur 308 raste mes korona mes sportistëve, trajnerëve dhe sportistëve të tjerë të akredituar. /albora.ch/

Marketing