Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia britanike pasi që u kap brenda një shtëpie bari.
Mediat njoftuan se i arrestuari është 25 vjeçari Elton Haizi. I riu në momentin që është përballur me efektivët anglezë u përpoq të justifikohet se ishte i detyruar prej njerëzve të tjerë që të punonte në fabrikën e kanabisit.
Por oficerët e policisë së Dyfed-Powys dhe Njësia e Komunikimeve Dixhitale dhe Krimit Kibernetik i vërtetoi të kundërtën se ai ishte i lidhur me një grup krimit të organizuar që drejtonte kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.
Elton Haizi u justifikua se e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, por pasi hetuesit e krimit kibernetik rikuperuan telefonin e tij celular, faktet tregonin të kundërtën./albora.ch/