Udhëheqësja e Departamentit Federal të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikacioneve (DETEC) bëri një veprim human për qytetarët dhe u bë shofere taksie për dy gra që e ndalën në rrugë.
Sommaruga bëri një postim në Instagram me kartën e falenderimit të njërës prej grave.
Ajo po ngiste mikinën e saj, kur dy gra në buzë të rrugës së akullt i kërkuan të ndalonte dhe ajo ndaloi duke iu mundësuar atyre një udhëtim, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.
Mirësia u zhvillua fundjavën e kaluar në zonën e Bütschelegg, një fshat në jug të Bernës, në një anë të luginës Gürbe, i tha agjencisë së lajmeve Keystone-ATS, Annetta Bundi, kreu i komunikimit të DETEC.
Departamenti i Sommaruga nuk dha më shumë hollësi.
Në shënimin e falënderimit thuhet: “E dashur zonja Sommaruga, çfarë vendi të qetë kemi, ku një këshilltar federal merrë autostopistë në bord”.
Në Instagram, ministrja tha se ishte shumë e prekur nga falenderimet. Njëra nga gratë ishte pothuajse 90 vjeçe./albora.ch/