Sot ekipet e shpëtimit iu afruan edhe më shumë shpëtimit të një djali 5 vjeçar, i cili ka mbetur i ngujuar tash e pesë ditë në një bunar në veri të Marokut.

Marketing

Fëmiu me emrin Rayan ra të martën në një pus të thellë 32 metra në Chefchaouen. Pusi është vetëm 45 centimetra i gjerë në pjesën e sipërme dhe edhe më i ngushtë në thellësi, prandaj të rriturit nuk mund të futen për ta nxjerrë fëmijën.

Prandaj, ekipet e shpëtimit kanë larguar shumë dhe paralelisht me bunarin. Të shtunën në mëngjes, ata po e largonin dheun horizontalisht në drejtim të pusit dhe po vendosnin gypa PVC për tu mbrojtur nga shembja e dheut dhe për ta nxjerrë fëmijën, shkruan Reuters.

 “Ky hap i dytë i shpëtimit është rreth përfundimit. Po garojmë që ta marrim Rayan-in dhe largimi i dheut po shkon siç është planifikuar”, tha udhëheqësi i ekipit të shpëtimit, Abdelhadi Tamrani.

Një medium tjetër shtetëror citoi një anëtar të ekipit të shpëtimit të ketë thënë se fëmija është ende gjallë.

Ndërsa, një dëshmitar i tha agjencisë “Reuters” se largimi i dheut horizontalisht është vonuar nga gurët, të cilët e kanë ndërlikuar punën me dorë./albora.ch/

Marketing