Stuhia nga Teksasi në Ohajo, një nga shtetet më të prekura, ka çuar në anulimin e mijëra fluturimeve Brenda një dite dhe mbylljen e shkollave e universiteteve për shkak të motit të ligë.

Marketing

Nga Teksasi në Ohajo, moti i ligë vazhdon në Shtetet e Bashkuara, dëborë, akull dhe erëra të forta që po krijojnë shqetësim serioz për transportin.

Më shumë se 9000 fluturime u anuluan vetëm sot, përveç 2000 të tjerave që mbetën të mërkurën më 2 shkurt, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Ndërkohë, 350,000 persona mbetën pa energji elektrike, pasi shiu dhe dëbora e ngrirë goditën shtyllat e lehta.

Ndër shtetet më të prekura janë Tenesi, me 151,000 njerëz pa energji elektrike, Arkansas, Teksas dhe Ohajo.

Në Alabama, ku stuhia ndodhi në formën e një tornadoje, një grua u vdiq dhe tre të tjerë u lenduan rëndë./albora.ch/

Marketing