Pas raportimeve se kompania “Huawei”, po e ndihmon Rusinë të mbrohet nga sulmet kibernetike, Robert Lewandowski e ka ndërprerë bashkëpunimin me të.

Marketing

Pavarësisht se kompania kineze e telekomunikacionit ka mohuar pretendimet se po ndihmojnë Rusinë të mbrohet nga sulmet kibernetike, sulmuesi polak nuk do të ketë më bashkëpunim me ta.

33 vjeçari ka mbajtur një qëndrim dhe ka ndërprerë lidhjet me kompaninë në një lëvizje që do t’i kushtojë atij rreth 5 milionë euro.

“Huawei shpreh keqardhje për përfundimin e partneritetit me Robert Leëandoëskin. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë afatgjatë dhe i urojmë atij çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Kujtojmë se kapiteni i Kombëtares së Polonisë ka qenë një kritik i zëshëm i Rusisë dhe Vladimir Putinit, pasi ky i fundit urdhëroi ushtrinë ruse që të fillojnë sulmet ndaj Ukrainës./albora.ch/

Marketing