Shitja e skuadrës kampione të Evropës është në proces, pasi që pronari rus ka vendosur ta vë në shitjes pas luftës në Ukrainë.

Marketing

Miliarderi zviceran Hansjörg Wyss është emri i fundit që lidhet me blerjen e Chelseas, transmeton albora.ch.

Wyss ka thënë se është i interesuar të blej Chelsean në partneritet me biznesmenë të tjerë.

“Abramovichi është një prej njerëzve më të afërt të Putinit. Si gjithë oligarkët, edhe ai është në panik. Abramovichi është duke tentuar t’i shes të gjitha vilat në Angli. Ai dëshiron të largohet edhe nga Chelsea përfundimisht. Unë dhe tre njerëz të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën për ta blerë skuadrën nga Abramovichi”, ka thënë Wyss.

Pasuria e zviceranit vlerësohet rreth 4.5 miliardë euro./albora.ch/

Marketing