Ushtria ruse ka goditur me raketa ndërtesën e policisë rajonale në qytetin Kharkiv, Ukrainë, raporton BBC
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës ka marrë gjithashtu flakë pas sulmit.
Shërbimi Shtetëror për Emergjencat ka publikuar disa fotografi që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke përpjekur ta shuajnë zjarrin në majën e një ndërtese të madhe.
Ndërkohë Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë.
BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë./albora.ch/
Попадання російської ракети в будівлю Національної поліції в місті Харків.
— Defence of Ukraine (@DefenceU) March 2, 2022
❌Ось так і виглядає "русскій мір"❌ pic.twitter.com/E5QFw3f384