Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri ka dalë me një deklaratë në lidhje me situatën Covid ku ka vendosur që të hiqet ora policore.

Marketing

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se përveç heqjes së orës policore, masat e tjera nuk ndryshojnë, duke marrë parasysh që qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri, do t’iu kërkohet pasaporta e vaksinimit, ose testi negativ i Covid.

Nga ana tjetër, edhe pse të gjithë treguesit e pandemisë janë në rënie, Komiteti rekomandon vaksinimin e të gjitjë fëmijëve mbi 12-vjeç, ndërkohë që deri tani kjo këshillohej vetëm për ata fëmijë me sëmundje shoqëruese.

Gjithashtu vazhdon të mbetet në fuqi masa për grumbullimet, deri në 30 % të kapacitetit të strukturave, përsa i përket orës policore, ajo do të hiqet. Masat do të rishihen në varësi të situatës./albora.ch/

Marketing