Kombëtarja e Egjiptit ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Afrikës, duke triumfuar ndaj Kamerunit në penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa doli të jetë 0 – 0.

Marketing

Kameruni ishte skuadër më e rrezikshme dhe kishte raste më të mira, por nuk i finalizoi.

Nga pika e bardhë te Kameruni dështuan Harold Moukoudi, Clinton N’Jie dhe James Lea Siliki, derisa mysafirët ishin të pagabueshëm.

Egjipti do përballet me Senegalin në finalen e Kupës së Afrikës./albora.ch/

Marketing