Feynoord del me një qëndrim zyrtar në lidhje me procedurën e ndjekur nga UEFA për biletat e finales së “Air Albania Stadium” duke vënë në dukje kritikat që ka për procesin e UEFA-s.

Marketing

Sipas klubit holandez, UEFA ka kontaktuar me Feynoord vetëm mëngjesin e së merkurës dhe kërkoi falje që gabimisht kishte njoftuar se shitja do të niste në orën 14:00 ndërkohë që orari i saktë ishte 12:00.

Në këtë mënyrë, Feynoord i ka kërkuar UEFA-s që të anulojë procedurën e parë të shitjes së biletave në mënyrë që të gjithë të interesuarit nga holanda të kenë mundësi të marrin pjesë në garën për biletat e sektorit “gri”, rreth 8500 të tilla të shitura në pjesën më më të madhe tek tifozët shqiptarë.

“Sipas UEFA-s, 89 % e biletave të sektorit miks të Air Albania Stadium janë shitur tek shqiptarët dhe vetëm 11 % tjeter tek tifozë nga vende të tjera”, thekson Feynoord, duke shprehur hapur mosdakordësinë në lidhje me kërë çështje./albora.ch/

Marketing