Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në Pula të Kroacisë, ku një 30 vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Marketing

Sipas të dhënave të deritanishme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në një shtëpi në rrugën Argonautska, raporton index, përcjellë albora.ch.

Nga informacionet paraprake dyshohet se 30-vjeçari është vetë-dorëzuar në polici pas kryerjes së vrasjes së dyfishtë.

Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe po marrin në pyetje 30-vjeçarin për të mësuar arsyet dhe shkaqet që dërguan atë të kryente këtë krim brutal. /albora.ch/

Marketing