Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulancë që vinte nga kufiri i gjelbër. Autoambulanca është ndaluar në qytetin e Igumenicës, raporton zougla, përcjellë albora.ch.

Marketing

Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marihuanë.

Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë. /albora.ch/

Marketing