Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos, në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars.

Marketing

Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Disa ditë më parë Burkina Faso arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe kishte fituar me rezultat 2-0.

Po ashtu, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars./albora.ch/

Marketing