Sirenat alarmuese janë dëgjuar në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, raporton Reuters.

Marketing

Kjo pasi një udhëheqës separatist i përkrahur nga Rusia ka njoftuar për një evakuim të banorëve.

Edhe në Luhansk, rajoni i dytë më i madh i Ukrainës Lindore i kontrolluar nga separatistët, ka njoftuar për evakuim të banorëve.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Interfax”, njerëzit nga rajoni i Donetskut do të fillojnë të largohen me autobusë në orën tetë të mbrëmjes sipas orës lokale të Ukrainës./albora.ch/

Marketing