Marketing

Gjatë ditës u nënshkrua në Tiranë, marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Firmat i vunë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Këshilltari Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset.

Kjo marrëveshje u tha se është kurorëzimi i punës disa vjeçare të Ambasadës së RSH-së në Bernë me institucionet kompetente zvicerane.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, është një instrument tjetër ligjor i cili i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë që banojnë në Zvicër, si dhe i shërben konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftim./albora.ch/

Marketing