E ardhmja e Sokol Cikalleshit do të jetë ende në Turqi.
Sulmuesi shqiptar sot zyrtarizoi vazhdimin me ekipin e Konyaspor tek të ciët u transferua në verën e vitit 2020.
Me paraqitjet e tij dhe me golat sulmuesi kuqezi ai arriti të bind të gjithë teksa sot bashkë me drejtuesit zyrtarizoi rinovimin deri në vitin 2024, raporton yenicaggazetesi, përcjellë albora.ch.
31-vjeçari u shpreh i kënaqur për vazhdimin me ekipin i cili këtë vit po lufton për titullin kampion mes të mëdhave në Turqi.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Koniaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin tonë që kontribuan në realizimin e këtij rinovimi. Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë deri sa të jem pjesë e skuadrës”, u shpreh sulmuesi kuqezi në fjalën e tij./albora.ch/