Portieri kroat, Ivo Grbiq, ishte i ftuar në një studio televizive dhe ka treguar një ngjarje të jashtëzakonshme që lidhej me ish-bashkëlojtarin e tij, Lirim Kastratin.

Marketing

Grbiq dhe Kastrati luajtën së bashku te Lokomotiva, para se Kastrati të transferohej te Dinamo në shkurt të vitit 2020, shkruan “gol.dnevnik.hr”, përcjellë albora.ch.

Pas transferimit, futbollisti i Kosovës bleu një makinë të re me vlerë prej 200 mijë eurove. Ai ia bleu veturën babait të tij, por më pas Dinamo uli pagat e të gjithë lojtarëve për 30% për shkak të koronavirusit dhe kishte një problem të vogël. Ai nuk kishte para për ta paguar këstin e kredisë për veturën.

“Ai ia bleu babait të tij dhe vetes një veturë që kushtoi 200 mijë euro pasi u transferua te Dinamo. Paga e tij u ul për 30%, dhe nuk kishte para për ‘lizing’”, ka thënë Grbiq dhe më pas nisën të qeshurat në studio.

Kastrati shpejtë e la Dinamon dhe u transferua te Legia e Varshavës këtë verë. /albora.ch/

Marketing