Ashtu sikur në mbarë botën edhe tek ne jeta private e artistëve tanë nuk mbet larg vëmendjes së medieve.

Marketing

Edhe gjatë këtij viti që e lamë pas disa u martuan, e disa filluan romanca të reja, por ashtu sic çdo vit, edhe në 2021 pati ndarje e divorce.

Si një nga ndarjet më të bujshme të vitit 2021 ka qenë ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

1.Që nga prilli kishin filluar thashethemet për ndarjen e Borës dhe Donaldit dhe dyshja për një kohë të gjatë ishin në vëmendje të mediave. Të gjithë menduan se puthja që Donaldi i dhuroi Borës gjatë një takimi në “Big Brother” ishte rikthim i tyre, por nuk ndodhi kështu. Tanimë Donaldi është deklaruar për këngëtaren Beatrix Ramosaj.

2.E qysh në fillim të vitit i dha fund edhe vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj lidhjes me Jonida Maliqin. Kjo e fundit kishte thënë se, përveç konsumimit të marrëdhënies mes tyre, nuk pati një arsye konkrete për ndarjen. Ndërkohë mediat pak para ndarjes së tyre shkruanin se çifti kishin bërë plane për martesë.

3.Edhe Dua Lipa me Anwar Hadid I dhanë fund lidhjes së tyre pas 3 vitesh. Arsya e ndarjes së çiftit mesa duket ishte bërë distance mes tyre.

4. Një tjetër këngëtar që këtë vit përjetoi ndarjen është Adrian Gaxha. Këngëtari I njohur u nda nga partnerja e tij, Sidorela Dauti, lidhjen me të cilën e bëri publike në 2019. Mediat raportuan se çifti kaloi një krizë dhe nuk janë bashkë për momentin.


5.E derisa po planifikonin të martoheshin, në maj të 2021 Oriola Marashi dhe Eros Grezda i dhanë fund lidhjes krejt papritur. U tha se shkak i ndarjes ishte distanca dhe keqkuptimet.

6.As lidhja e Cozman me Fjollen nuk zgjati. Cozman dhe Fjolla u ndanë në shtator dhe sipas vajzës shkak ishte bërë reperi. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e Cozmanit./albora.ch/


Marketing