Raporti mes këngëtarëve të njohur Dafina Zeqirit dhe Noizyt për një kohë të gjatë ka pasur ulje-ngritje, shkruan albora.ch.

Derisa ende nuk ndiqen në rrjete sociale, deshën apo s’deshën ta shohin njëri-tjetrin, ndërrimin e viteve e kaluan së bashku.

Tashmë dihet se dyshja janë në listën e artistëve më të kërkuar shqiptarë, andaj ata e ndanë skenën e një prej klubeve më të njohura në Tiranë.

Marketing

Disa vite më parë, ata rregulluan raportet, ku patëm edhe një bashkëpunim mes tyre, mirëpo çfarë pasoi pastaj? Një distancim për arsye që mbetën të paditura për publikun.

I ftuar në NIN të Klan Kosova, një vit e gjysmë më parë, Noizy sa i përket raportit me Dafinën kishte thënë se faji I distancimit mes tyre mbetet përherë “kopil”.

Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin mirë, me Dafinën mirë, jemi në paqe. Nuk jemi follow, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta kem follow” kishte thënë Noizy. /albora.ch/

Marketing