Për shumë personazhe të njohura publike, viti 2021 do të mbetet si një vit i veçantë.

Disa u bënë prindër për herë të parë, e disa të tjerë për herë të dytë ose të tretë, por ndjesia mbetet po e njëjtë, një ndjesi magjike që  vetëm një foshnje mund të dhurojë.

Marketing

1.Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bën prindër për herë të parë. Familja e tyre u bekua me ardhjen në jetë të vajzës që e quajtën me emrin e veçantë Marget.

2.Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bën prindër poashtu për herë të parë. Dyshja u bën prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.

E baba për herë të parë në vitin që lamë pas u bë edhe bokseri i njohur shqiptar Florian Marku. Matin është emri që Floriani ia ka vendosur djalit të tij të parë.

Edhe çifti Orinda e Turi u bën prindër për herë të parë. Ata u bën prindër të një vajze që e emëruan Atara.

Ndërsa prindër për herë të dytë u bënë Elita e Gjiko. Çifti u bekua me një vajzë të cilës i vendosën emrin Bota.

Edhe Besnik Qaka i njohur si NRG BAND u bë baba për herë të dytë. Në familjen e tyre erdhi në jetë një djalë që ia vendosën emrin Jan.

Futbollisti i njohur shqiptar Milot Rashica u bë baba për herë të dytë. Rashica djalin e pagëzoi me emrin Roan.

Si dhe Tuna Sejdi & Patris Berisha u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit, Zen. Ata u bën prindër për herë të dytë./albora.ch/

Marketing