Instagrami është njëri nga aplikacionet më të përdorura në botë dhe njëri nga rrjetet sociale I cili po shërben si mjet shumë i rëndësishëm marketingu sidomos për personazhet publike.

Marketing

Por, cilat janë fotografitë që kanë thyer rekordin e pëlqimeve në instagram gjatë vitit 2021?

1.Ashtu sikur edhe një vit më parë futbollisti, Cristiano Ronaldo, mban vendin e parë , e i cili poashtu është edhe personi më i ndjekur në botë. Fotoja e tij me partneren Georgina Rodriguez dhe ekografinë e fëmijëve binjakë që presin ka marrë 32 milionë pëlqime.


  • 2.Me 26.9 milionë pëlqime renditet e dyta si më e pëlqyera në botë fotografia nga dasma e yllit të popit Ariana Grande me Dalton Gomezin, e cila u zhvillua në fshehtësi të plotë.

  • 3) E nëse flasim për Instagramin nuk mund të lëmë jashtë modelen, Kylie Jenner. Videoja e saj ku lajmëron shtatzëninë e dytë ka arritur 24.5 milionë pëlqime dhe 153 milionë klikime.

4) Këngëtares, 20 vjeçare Billie Eilish, i mjaftoi vetëm të zbulonte ngjyrën e re të flokëve të saj në Instagram dhe të renditet e katërta me 23 milionë pëlqime.

5) Pas saj vjen, futbollisti Lionel Messi, me një fotografi nga stadiumi “Parc des Princes” pasi nënshkroi kontratë me Paris Saint-Germain. 22.1 milionë persona e pëlqyen foton e argjentinasit pas largimit të bujshëm nga Barcelona./albora.ch/



Marketing