Valltarja Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi, në emisionin ‘Fol Shqip Show’, ka folur për jetën e saj private, karrierën dhe shumëçka tjetër, shkruan albora.ch.

Kallashi ka thënë se tani është duke pushuar dhe nuk është duke vallëzuar për momentin.

“Gjithçka shkon me kohë me moshë. Jam qetësuar pak sepse kam pas shumë presion edhe po ndihem më mirë kështu”, tha Kallashi.

Ajo ka theksuar se është pishman për disa gjëra që i ka bërë gjatë karrierës së saj.

“Ndoshta kisha ndryshuar pak sa i përket vallëzimit pasi kam qenë shumë provokative edhe jam paragjykuar. Në fillim kur kam filluar unë si valltare ka pas shumë pak që kanë kërcyer, ma kanë fyer, por më pastaj kanë filluar shumë vajza të kërcejnë”.

Kallashi pohoi se tani është duke qëndruar në Zvicër dhe se po ndihet e dashuruar.

“Tani jam në Zvicër, kam disa muaj dhe aty këtu kam disa mbrëmje. E dashuruar jam”.

“Tash për momentin jemi të një shok këtu në Zvicër do të rri sa të më rrihet”.

Donjeta, ka folur edhe për arritët e saj të preferuar, teksa i ka veçuar dy prej tyre.

Don Xhoni më pëlqen edhe e kam shumë shok dhe është shumë djalë i mirë, kam shumë respekt për to. Me pëlqen edhe Capital T. /albora.ch/

Intervistën e plotë e gjeni te emisioni “Fol Shqip Show”.