Ish-sekretari i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Reci, u arrestua, pasi që u pa me 50 kilogramë marihuanë, në Mal të Zi.
Reci është arrestuar në mëngjesin e të martës, në terminalin e daljes, rreth orës 3:30, njofton gazeta malazeze “Vijesti”.
Më herët nga Drejtoria e Doganës në Mal të Zi u njoftua se zyrtarët gjatë kontrollit të një veture Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganës në mëngjesin e sotë, rreth orës 3:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore të dyshuar si drogë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar B.R. nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejme policore – prokuroriale për këtë rast janë nën vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim të Policisë./albora.ch/