U vu në qendër të komenteve së fundmi nga mediat serbe, por këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, reagoi ashpër.
Marketing
Kjo pasi ajo publikoi para dy ditësh këngën me titull “Komandat”, teksti i së cilës i është dedikuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë.
Mediat serbe e quajtën skandal këtë këngë.
“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal. Por, Leonora përmes llogarisë së saj në Intagram tha se nuk është skandal por krenari kënga në fjalë.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtarë”, i ka reaguar Leonora Jakupi medias serbe./albora.ch/
Mediumi serb lajm për këngën “Komandant” të Leonora Jakupit
Marketing