Marketing

Mediumi në gjuhën serbe, KoSSev i citon vargjet e këngës “Komandant”, të këngëtares Leonora Jakupi.

“Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”, citohen rreshtat e kësaj kënge të publikuar mbrëmë nga artistja Jakupi.

Ky medium e ka bërë lajm këngën e re të Leonora Jakupit, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke i cituar disa nga mediat kosovare, “KoSSev” shkruan se pak pas publikimit në YouTube, kënga ka marrë afër 5500 pëlqime.

Tutje, mediumi tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të këngëtares 42-vjeçare./albora.ch/

Marketing