Marketing

Momentet më të bukura që nga fillimet e para të lidhjes së tyre e deri më sot, i rrëfyen ekskluzivisht për albora.ch qifti sipmatik dhe tejet i dashur Beslira e Driloni.

Të dy shquhen për pozitivitetin dhe talentin e tyre në këndim, por kur u pyeten se cili këndon më mirë, qifti me modesti përmendi emrin e njëri tjetrit.

Driloni: “Beslira këndon më mirë”!

Beslira: “Jo Driloni këndon më mirë”.

Qifti që jeton në Zvicër tregoi se si u njohën për herë të parë dhe se kush e mori guximin t’ia shpreh pëlqimin i/e para.

“Beslira më ka gjetur mua, kemi qenë në një aheng familjar dhe kjo ka qenë e pranishme. Une duke kënduar, e kjo duke vallëzuar, kështu..”!

Por, cili është më xheloz?

Driloni: Beslira është më xheloze! Beslira: “Edhe ti je, po po”!

Sa i përket karrieres dhe emocioneve në skenë, Driloni tregoi se Beslira ka më shumë emocione, por se ka më shumë ide rreth teskteve të këngëve.

Të pyetur se a janë gjithmonë kështu pozitiv dhe të qeshur, qifti thotë se thuajse shumicën e kohës janë po kështu pozitiv dhe plot lumturi.

Këto dhe detaje të tjera ndiqeni në videon e më poshtme, ndërsa emisionin e plotë mund ta ndiqni më datën 26 shkurt (e shtune) në Fol Shqip Show. /albora.ch/

Marketing