Marketing
Krahasuar me një ditë më parë u vu re një rritje e rasteve ditore të të infektuarve me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 2 789 testime kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 449 persona, 3 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkaq, 7,542 pacientë janë aktiv me COVID-19 në gjithë vendin./albora.ch/
Marketing