Gjatë një operacioni ndërkombëtar të policisë, në Belgjikë u arrestuan 30 persona, pjesëtarë të një bande kriminale shqiptare.
The Brussels Times, raporton se të martën në mëngjes, policia bastisi dhjetëra vende në Belgjikë, si pjesë e një hetimi të policisë ndërkombëtare për trafikun e kokainës nëpërmjet porteve të Antwerp dhe Roterdam.
Policia bastisi 49 vendndodhje në Belgjikë, përfshirë 30 bastisje shtëpish në Bruksel, 17 në Antwerp, një në Sint-Pieters-Leeuw dhe një tjetër në Sint-Niklaas, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Federal në Bruksel.
Ky operacion u mbështet nga Europol dhe rreth 60 kontrolle të shtëpive u kryen gjithashtu në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë. Bëhet fjalë për një hetim belgo-spanjoll, i fokusuar në mafien nga Evropa Lindore, kryesisht Shqipëria.
Sipas prokurorit federal, hetimi zbuloi një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës vinin kryesisht nga Evropa Lindore dhe jetonin në Bruksel, por kishte edhe bazat e saj në rajonin e Antwerp, kryesisht pranë portit.
Organizata do të transportonte kokainën që arrinte në kontejnerë në portet e Antwerp dhe Roterdamit për në vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën./albora.ch/