Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Mal të Zi, doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar disa thasë me hashash. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është realizuar me sukses sekuestrimi i drogës.

Marketing

Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (bimë të thata medicinale), gjetën lëndë bimore të dyshuara si lëndë narkotike hashash.

Kamioni me ngarkesën e deklaruar si bimë medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Ende nuk dihet se kush ka qenë shoferi që po transportonte këtë sasi të madhe droge, por pritet që në vijim të ketë më shumë informacione dhe detaje./albora.ch/

Marketing