Renato Hajmeli, është shqiptari i cili u kap dje në aeroportin e Rinasit, pasi kishte ardhur nga SHBA me armë e fishekë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e tij në një postimin në facebook, ku ka shkruar se Hajmeli ka udhëtuar me armën nga Teksasi në drejtim të Britanisë së Madhe dhe ka kaluar tranzit në Airoportin e Londrës, ndërsa është kapur me armën në Rinas.

“Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket.  Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti.

Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket.  Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane” shkruan ndër të tjera gazetari./albora.ch/