Migrimi ka qenë një burim kyç i rritjes së popullsisë në Britani për dekada , e siç duket do vazhdojë të mbetet pasi statistikat e popullsisë së Britanisë na paraqesin një pamje të zymtë. Shkalla e fertilitetit, e cila mund të konsiderohet  numri i fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj, është vetëm 1.65.

Marketing

Parashikimet rreth jetëgjatësisë janë gjithashtu gjithnjë e më pesimiste. Të dhënat të publikuara më 12 janar nga Zyra për Statistikat Kombëtare  vlerësojnë se popullsia do të rritet me vetëm 3% deri në vitin 2030. Deri në 2020, popullsia u rrit me 7%. Ndërkohë, numri i personave të moshës mbi 85 vjeç  pritet të shënojë rritje, raporton The Economist.

Sipas parashikimeve që nga viti viti 2012, jetëgjatësia e një personi që do të lindë në vitin 2025 do të jetë 2.1 vite më e ulët se parashikimi i bërë në 2012. Kjo popullsi me rritje të ngadaltë do të ketë një kosto, transmeton albora.ch.

Numri i të rriturve në moshë pensioni për çdo 1000 persona në moshë pune parashikohet të rritet nga 280 në mesin e vitit 2020 në 341 nga mesi i vitit 2045./albora.ch/

Marketing