Sulmuesi me origjinë shqiptare firmosi deri në qershorin e vitit 2025, raporton txtreport, përcjellë albora.ch.

Marketing

Uzuni ka eksperiencë në nivelin më të lartë të futbollit europian në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës dhe është një lojtar i Kombëtares shqiptare.

Nga ky transferim përfitojnë edhe klubet shqiptare, Apolonia dhe Laçi, ekipet që e kanë pasur futbollistin pjesë të tyre deri në moshën 23 vjeç.

Ato do të arkëtojnë 3% të vlerës së transferimit të kartonit, që i bie diku te rreth 90 mijë euro. Granada mendohet të ketë paguar 3 milionë euro për kartonin e tij.

Uzuni shkëlqeu me Ferencvaros ku shënoi 36 gola dhe dha 14 asiste në 67 ndeshje. Ndërsa klubi ku po shkon, Granada, renditet në vend të 14-të në La Liga këtë sezon.

Karriera e tij në La Liga nisë si në ëndrrat më të bukura, në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit./albora.ch/

Marketing