Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pak javë më parë në Kreuzlingen TG, ku supozohet se një yll i cili është vendosur si dekorim në varrin e një djali 9-vjeçar është vjedhur.
Javën e kaluar, familja e të ndjerit ka vizituar varrin e djalit të tyre dhe kanë vërejtur se aty mungonte diçka, shkruan 20 minuten – transmeton Albora.ch.
Sipas familjarëve, varri i djalit 9-vjeçar i cili kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani në vitin 2019, ishte dekoruar me shumë zbukurime, duke përfshirë një yll me hark, i cili rezulton i zhdukur që nga 20 janari.
Një mik i familjes tashmë po kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur yllin.
Madje ka bërë thirrje edhe në një grup lokal në Facebook, duke shpresuar që dikush do ta gjejë atë.
Familja po mendon të bëjë kallëzim ndaj personave të panjohur.
Vjedhja e dekorimeve të varreve është e rrallë në kantonin e Thurgaut.
Sipas policisë kantonale të Thurgaut, vetëm një rast u raportua në Amrisëil TG vitin e kaluar. “Vjedhja ka ndodhur midis dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021,” thotë Claudia Brunner, zëdhënëse e mediave për policinë kantonale të Thurgaut./albora.ch/