Marketing

Skena jo të mira u panë të premten mbrëma në stadiumin e Bochumit. Një tifoz ka hedhur një gotë plastike në kokën e gjyqtarit anësor, dhe kjo bëri që ndeshja kundër Borussia Moenchengladbachut të ndërpritet.

Sot, një ditë pas ka reaguar ashpër nëpërmjet komunikate skuadra e Bochumit, ku luan edhe mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj. Rexhbeçaj ishte titullar dhe luajti deri në momentin kur u ndërpre ndeshja 20-të minuta para fundit. Rezultati në atë moment ishte 2:0 në të mirë të Gladbachut.

“Asistenti Christian Gittelmann u godit me një gote plastike të mbushur në minutën e 69-të dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor. Bochumi distancohet nga ata që hedhin gota dhe objekte, dhe kërkon falje. Shpresojmë që Christian Gittelmann është mirë. Fokusi tani mbetet në gjetjen e atij që e shkaktoi këtë situatë dhe do të jap dënime. Gjestet individuale e dëmtojnë imazhin pozitiv të Bochumit dhe të tifozëve të cilët e kanë dhënë në muajt e fundit. Jemi për tolerancë dhe ‘fair-play’”, thuhet në komunikatën e klubit të Bundesligës./albora.ch/

Marketing