Raportohet se një gazetar është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëme të mëdha trupore në Suedi. Gazetari turk, Ahmet Donmez, i larguar nga vendi për shkak të përndjekjes nga qeveria, u godit nga dy persona të panjohur teksa ishte duke shoqëruar vajzën 6-vjeçare në kopësht.

Marketing

Ai u godit disa herë në kokë dhe trup me mjete të forta duke humbur ndjenjat, ndërkohë që vajza qante dhe kërkonte ndihmë.

Gruaja e tij ka bërë një postim në Të itter, duke thënë se është duke u trajtuar në zonën e kujdesit intensiv në spital.

Donmez është një ndër gazetarët më në zë, i cili ka publikuar së fundmi fakte mbi lidhjet e qeverisë me mafian në trafikun e drogës në Turqi.

Më herët ai ka marrë kërcënime te ndryshme nga persona që ai i ka identifikuar si “njerëz të ministrit të Brendshëm turk”, të cilët i kanë thënë: Mos kujto se je ne Suedi dhe nuk të gjejmë!

Donmez akuzon këta të fundit për kërcënimet dhe sulmin e djeshëm./albora.ch/

Marketing