Roma fitoi mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë, duke e mundur Leçen me rezultat 3-1, kështu u kualifiku për më tej.
Titullar ishte sërish shqiptari, Marash Kumbulla dhe bëri tjetër paraqitje pozitive.
Kumbulla ka gjetur edhe rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon. Futbollisti shqiptar ka folur pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e “Mediaset“-it, ku nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar, raporton sportmediaset, përcjellë albora.ch.
Kumbulla that ë jetë I kënaqur nga ky rezultat.
“Ne e filluam lojën pak kështu-kështu, më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin dhe në pjesën e dytë ngritëm ritmin për të fituar ndeshjen. Po korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit, tani po ia dal”, përfundoi ai. /albora.ch/