Tani kur po nis mandatin e tij të dytë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se bota është në gjendje të keqe në krahasim me 5 vite më parë dhe kjo po vjen si pasojë e pandemisë së Covid, krizës klimatike dhe tensioneve gjeopolitike.

Marketing

Në një intervistë për Assosciated Press, ai ka bërë apel për paqe dhe ka theksuar se prioritet në mandatin e tij të dytë janë parandalimi i konflikteve, parabarazia gloable dhe lufta me pandeminë e Covid.

Ndyshe nga Presidenti amerikan, Joe Biden, mendon se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën.

Përpara se të bëhej shefi i OKB-së, Guterres tha se ai e parashikonte postin si “një mbledhës, një ndërmjetës, një ndërtues urë dhe një ndërmjetës të ndershëm për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve që përfitojnë të gjithë të përfshirët”.

“Shpresoj se jemi në një situatë në të cilën mund të bëhet së shpejti e mundur që të kemi një ndërprerje të armiqësive dhe këtu po përqendroj shumicën e përpjekjeve të mia”, tha Guterres.

Ai shtoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili ka fuqinë për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve dhe urdhërimin e veprimeve ushtarake, është i ndarë, veçanërisht pesë anëtarët e tij të përhershëm me veto. Rusia dhe Kina shpesh janë në mosmarrëveshje me SHBA-në, Britaninë dhe Francën për çështje kyçe, duke përfshirë të enjten për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.

Ndërkaq, për tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Guterres tha se “nuk mendon se Rusia do të pushtojë Ukrainën”.

“Nuk besoj në një zgjidhje ushtarake për problemet që ekzistojnë dhe mendoj se mënyra më racionale për t’i zgjidhur ato probleme është përmes diplomacisë dhe përmes angazhimit serioz”, tha ai, duke shtuar se do të kishte pasoja të tmerrshme.

Sekretari i Përgjithshëm tha se “ne kemi qenë në kontakt, sigurisht” me zyrtarë të lartë në Rusi, megjithëse OKB-ja nuk është e angazhuar drejtpërdrejt në krizën e Ukrainës. /AP/

Guterres  është planifikuar të mbajë një fjalim para 193 vendeve anëtare të OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme të premten mbi prioritetet e tij për vitin 2022. /albora.ch/

Marketing