Qeveria e re e koalicionit të Gjermanisë do kërkojë 400,000 punëtorë të kualifikuar nga jashtë çdo vit për të trajtuar si çekuililibrimin demografik, ashtu edhe mungesën e punës në sektorët kryesorë që rrezikojnë të dëmtojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronvirusit, raporton reuters, përcjellë albora.ch.

Marketing

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë kaq e ashpër deri tani, saqë po ngadalëson mjaft ekonominë tone”, i tha revistës së biznesit ËirtschaftsËoche, Kristian Duerr, përfaqësues parlamentar i Demokratëve të Lirë.

“Ne mund të mbajmë nën kontroll problemin e plakjes së forcës punëtore me një politikë moderne emigracioni. Ne duhet të arrijmë numrin e 400,000 punëtorëve të kualifikuar nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Duerr.

Instituti Ekonomik Gjerman miqësor për punëdhënësit, llogarit se fuqia punëtore do të ulet me më shumë se 300,000 persona këtë vit, pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës./albora.ch/

Marketing