Varianti Omicron ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën, për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë.

Marketing

Gikas Majorkinis, profesor i epidemiologjisë në Greqi, u shpreh se Omicron ka dy degë, Omicron dhe Omicron 2. “Që në fillim, nga dhjetori është raportuar se Omicron ka dy degë”, u shpreh ai, raporton iefimerida, përcjellë albora.ch.

Më tej ai shpjegoi: “Njërën nga dy degët, ne e quajtëm “degë e fshehur”, sepse ka një mutacion që e bën të padetektueshëm me metodën klasike që përdorim për ta zbuluar.

Nëse kjo do të thotë se është më ngjitëse është ende shumë herët për të thënë, sepse nuk e kemi parë të ndodhë në vende të tjera”, tha ai.

“Ne nuk kemi raporte për këtë nënvariacion për momentin në Greqi dhe nuk duket se ka dallime domethënëse midis njërës degë dhe tjetrës për sa i përket, le të themi, sëmundshmërisë apo ngjitjes. Është ende herët. Por ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i dhjetorit”, përfundoi ai./albora.ch/

Marketing