Pas transplantimit të zemres, këtë herë, kirurgët në Alabama, SHBA, transplantuan veshkat e një derri tek një njeri me vdekje klinike, një provë hap pas hapi për një operacion që ata shpresojnë ta provojnë te pacientët e gjallë ndoshta më vonë këtë vit.

Marketing

Jim Parsons, të cilit iu transplantuan veshkat, kishte pësuar një aksident duke i shkaktuar dëme të mëdha në tru. Pas transplantimit, studiuesit konfirmuan se veshkat funksionojnë normalisht dhe ishin në gjendje të filtronin gjakun dhe të prodhonin urinë, shkruan Aassociated Press.

 “Mungesa e organeve është krizë e pazbutur dhe ne kurrë nuk kemi pasur një zgjidhje të vërtetë për të”, deklaroi Jayme Locke nga Universiteti i Alabama në Birmingham, i cili udhëhoqi studimin më të ri dhe synon të fillojë një provë klinike të derrit për transplantet e veshkave.

Ndryshe, rreth dy javë më parë, David Bennett një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi të cilit iu vendos zemra e derrit, procesi i cili zgjati shtatë orë. /albora.ch/

Marketing