Duke filluar nga ora 18:00 do neswr do të zhvillohet derbi i Milanos midis Inter dhe Milan.

Marketing

Kjo super sfidë do të luhet me 50% kapacitet në stadiumin Meazza ku tifozeria jep shfaqjen më të bukur në këtë derbi.

Zikaltërit janë pothuajse të kompletuar në këtë ndeshje me vetëm Correa dhe blerjen e re Gosens të cilët nuk janë në dispozicion të Inzaghit, pasi janë të dëmtuar.

Nga ana tjetër, Milan do të ketë një barrë në formacionin titullar pasi ka disa mungesa kryesore. Ibrahimovic, Rebic, Kjaer dhe Ballo Toure janë të lënduar dhe do të mungojnë.

Fikayo Tomori është rikuperuar por me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Inter nëse fiton do të shkëputej me 7 pikë nga Milani edhe pse me një ndeshje të paluajtur (me Bologna)./albora.ch/

Marketing