Një tjetër fëmijë ka ndërruar jetë në Zvicër i infektuar me koronavirus. Ky është rasti i tretë që nga fillimi i pandemisë.
Siç tregojnë të dhënat nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e virusit korona.
Nuk dihet saktësisht sa vjeç ishte fëmija, por në statistika është renditur në grupin e moshave 0 deri në 9 vjeç.
BAG konfirmoi për Blick vdekjen e fëmiut dhe se kjo vdekje është regjistruar në javën e tretë të janarit 2022.
Në përgjithësi, që nga fillimi i epidemisë, ka pasur vetëm tri vdekje te fëmijëve të moshës zero deri në nëntë vjeç në Zvicër, të lidhura me një infeksion korona.
Rasti i parë nga maji 2020 ishte një foshnjë nga kantoni Aargau, që vuante nga një sëmundje e rëndë neurologjike.
Në fund të vitit 2020, një foshnje që kishte rezultuar pozitive me virusin korona vdiq në spitalin Ostschweizer Kinderspital në St. Gallen. Por, më vonë spitali njoftoi se virusi nuk ishte shkaku kryesor i vdekjes. /albora.ch/