Everton ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Vitaliy Mykolenko nga Dynamo Kievi, ku lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez.

Marketing

Mykolenko ka arritur marrëveshje personale me Evertonin, ku ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje prej katër vjet e gjysmë, që do ta mbajë atë në “Goodison Park” deri në vitin 2026.

Mbrojtësi 22 vjeçar bëhet transferimi i parë i Evertonit në këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit, pasi që kishte impresionuar me paraqitjet e tij të mira për klubin dhe kombëtaren e tij.

“Të kalojë te Evertoni është një hap i madh dhe i rëndësishëm në jetën time. Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë në Premier Ligë. Futbolli anglez është vendi ku kjo lojë ka lindur dhe unë mendoj që do të më përshtatet shumë”, tha Mykolenko.

Këtë sezon, mbrojtësi ukrainas Mykolenko ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat për tanimë ish-skuadrën e tij Dynamo Kyiv, duke regjistruar tre asistime mbi emrin e tij./albora.ch/

Marketing